Plagoset një person në Suharekë, policia jep detaje - NACIONALE

Plagoset një person në Suharekë, policia jep detaje

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se sot në Suharekë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Ai ka bërë me dije se deri të plagosja ka ardhur pas një përleshje në mes të disa personave.

Sipas tij, i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka deklaruar Bytyqi për gazetën Express.

Lajme të ngjashme