Plagoset një person në Podujevë: Policia konfiskon pistolegë e drogë - NACIONALE

Plagoset një person në Podujevë: Policia konfiskon pistolegë e drogë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur në Podujevë. Të dyshuarit janë në arrati.

Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

Policia ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë gjetur armë, fishekë dhe marihuanë.

Njoftimi:

Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme