Plagoset një person në një diskotekë në Prishtinë - NACIONALE

Plagoset një person në një diskotekë në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njofton se një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në orët e para të së enjtes në një nga diskotekat e Prishtinës.

Policia thotë se ka marrë informatën rreth orës 4 të mëngjesit- raporton Betimi për Drejtësi.

Thirrja është pranuar nga rruga ‘’Lidhja e Prizrenit’’ në Prishtinë, pranë një diskoteke, ku dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”- thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme