Plagoset një person në Kamenicë, tre të arrestuar - NACIONALE

Plagoset një person në Kamenicë, tre të arrestuar

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë arrestuar në Kamenicë, pas plagosjes së një personi tjetër.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë i cili dyshohet se ka kryer vepër penale moslajmërim te veprës penale lirohet në procedurë të rregullt. Arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme