Plagoset një person në Ferizaj, policia jep disa detaje
Policia e Kosovës ka bërë me dije se mbrëmë është plagosur një person në Ferizaj nga personat të panjohur.
Në raportin 24 orësh, policia ka vlerësuar viktima është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa rasti po hetohet.
“Greme, Ferizaj / 26.08.2024 – 23:15. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin 24 orësh.