Plagoset me armë zjarri një shtetas i huaj në Fushë Kosovë - NACIONALE

Plagoset me armë zjarri një shtetas i huaj në Fushë Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë shtetas i huaj është plagosur me armë zjarri të shtunën në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit”.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË & PËRDORIMI I ARMËS APO MJETIT Të RREZIKSHËM

Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.

Lajme të ngjashme