Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Vushtrri - NACIONALE

Plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në Vushtrri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një 27-vjeçar është plagosur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Policia njoftoi më tej se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas autoriteteve mjekësore, është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 18:00, është pranar informata se në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një rast plagosje nga arma e zjarrit”.

“Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja. Hetuesit policor, nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme