Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve vizitojnë veriun, shihen edhe te Ura e Ibrit
Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve janë parë sot tek Ura e Ibrit dhe në pjesë tjera të veriut të vendit.
Përmes një njoftimit nga NATO, thuhet se pjesëtarët e Forcës Reaguese janë të gatshme që të kontribuojë për stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimorë.
Ndër të tjera në njoftim u tha se, personeli i ARF-së aktualisht është i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mes të tetorit.
“Sot, oficerët e lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të Dislokueshëm të NATO-s në Itali NRDCITA ishin në veri të Kosovës me personelin e Komandës Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO. Personeli i ARF-së aktualisht është i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mes të tetorit. Ata po kryejnë aktivitete të ndryshme trajnimipër të identifikuar kërkesat për mbështetje logjistike, infrastrukturore dhe operative, në rast të një rritjeje të konsiderueshme të qëndrimit të KFOR-it.” – thuhet në njoftim.