Pjesëmarrje e pakët protestuesish në Prishtinë për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”
Në protestën e sotme të organizuar nga disa qytetarë të Prishtinës ku kërkohej hapja e rrugës “Xhorxh Bush” pjesëmarrës kanë qenë një numër fare i vogël, për të mos thënë as një qind.
Kjo protestë u thirr nga një grup në Facebook të quajtur “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” të cilët kanë kundërshtuar vendimin e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili parashesh që ajo zonë të shndërrohet në shesh të zgjeruar të qytetit.
Protesta u lajmërua ditë më parë, por me ç’është parë, jo shumë njerëz i janë përgjigur pozitivisht atyre.
“Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë. Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit”, lajmëronin iniciatorët e protestës.