Pjesëmarrja e drejtorit Hoxhaj në tubimin e Kurtit, Mehmetaj: Ta shohim a po e suspendojnë tash
Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar pas raportimit të Gazetës Nacionale që drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj, është parë sot në tubimin elektoral të kryeministrit Albin Kurti, i cili është mbajtur në fshatin Cërmjan të Komunës së Gjakovës.
Në lidhje me këtë, Mehmetaj ka thënë se do ta shohim se a do ta suspendojnë tash drejtorin.
“Ta shohim a po e suspendojne tash. Cka po ua merr mendja?” – ka shkruar shkurtimisht Mehmetaj.