“Pjesë e fushatës për konflikte të reja”: Kurti i komenton ‘kërkesat’ e Vuçiqit - NACIONALE

“Pjesë e fushatës për konflikte të reja”: Kurti i komenton ‘kërkesat’ e Vuçiqit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtatë kërkesat e presidentit serb Vuçiq, nuk janë aspak paqësore, por pjesë e fushatës për konflikte të reja.

Kurti ka thënë se më parë duhet të diskutohet për kushtet paqësore, që sipas tij, i ka vendosur ai personalisht.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë e që janë kushte paqësore por edhe racionale, d. m. th janë dorëzimi te autoritetet e Kosovës si Milan Raodiçiq, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së ish kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as Pavarësinë e Kosovës as ulëset në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial , pra këto tri kushte janë paqësore dhe racionale, ndërkaq ato kërkesat e tij masat që bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet e nuk janë aspak paqësore por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë as në rajonin “, u shpreh Kurti./21Media

Lajme të ngjashme