Piu alkool, pastaj e plagosi veten – policia e arreston për armëmbajtje pa leje - NACIONALE

Piu alkool, pastaj e plagosi veten – policia e arreston për armëmbajtje pa leje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh. Një rast për armëmbajtje pa leje është njoftuar në Gjakovë.

I dyshuari, njofton Policia e Kosovës, në gjendje të dehur dyshohet se ka plagosur vetën me armë zjarri.

Pasi plagosi vetën, ai mori tretman mjekësore. Pas tretmanit u arrestua e mëpastaj me vendim të prokurorit u lirua.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Rugovë, Gjakovë 08.12.2023 – 04:00. I dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, dyshohet se ka plagosur vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme