“Pishina e Gërmisë me ambient të ri”: Përparim Rama publikon pamje nga renovimet - NACIONALE

“Pishina e Gërmisë me ambient të ri”: Përparim Rama publikon pamje nga renovimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se pishina e Gërmisë po vjen me një ambient të ri.

Përmes një shkrimi ën llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se “pas 10 vitesh” pishinës po i kthehet freskia.

“Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat.” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Pas 10 vjetësh, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia

Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat.

Pishina hapet në qershor

Ju mirëpresim.

Lajme të ngjashme