Pikëkalimi i ri kufitar i përbashkët me Maqedoninë, Sveçla: Dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm Kosovë – RMV
Dëshmi të bashkëpunimit të suksesshëm dyshtetësh me Maqedoninë e Veriut, e ka quajtur deputeti që ushtron edhe postin e Ministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, hapjen e një pikëkalimi tjetër të përbashkët kufitar mes dy shteteve.
“Ky hap tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë është dëshmi e radhës mbi bashkëpunimin e suksesshëm që gëzojnë shtetet tona dhe ministritë tona të brendshme. Mbi vlerat më të mira do të vazhdojmë punën e përbashkët që ndikon edhe në ngritjen e sigurisë për vendet tona dhe për mbarë rajonin tonë”, shkroi Sveçla.
Postimi i plotë:
Nga sot qytetarët tanë dhe ata të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t’i nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikë kalimin Glloboçicë - Jazhincë.
Me Zëvëndëskryeministrin e Parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti dhe Ministrin e Brendshëm Pançe Toshkovski sot inauguruam pikë kalimin e përbashkët kufitar Glloboçicë - Jazhincë.
Edhe kjo pikë e përbashkët kufitare do të funksionojë sipas parimit të kontrollit “Hyrje - Hyrje”, ashtu siç po funksionon suksesshëm ajo në Han të Elezit, të cilën e inauguruam me 12 prill të këtij viti bashkë me Kryeministrat Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski.
Ky hap tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë është dëshmi e radhës mbi bashkëpunimin e suksesshëm që gëzojnë shtetet tona dhe ministritë tona të brendshme. Mbi vlerat më të mira do të vazhdojmë punën e përbashkët që ndikon edhe në ngritjen e sigurisë për vendet tona dhe për mbarë rajonin tonë.