Picula i përgjigjet Serbisë pas fotografisë me uniformë ushtarake kroate në operaconin “Stuhia”
Tonino Picula, eurodeputeti kroat dhe Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian ka trazuar opinionin në Serbi kur postoi një fotografi me uniformë ushtarake në vitin 1995 gjatë operacionit ushtarak “Stuhia” kur u çliruan zonat e okupuara nga para-shteti serb.
“Përvoja ime jetësore dhe karriera ime politike më ndihmojnë vetëm mua, si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, të kuptoj më mirë proceset që vazhdojnë ta bllokojnë Serbinë në rrugën e saj evropiane”, tha Picula për European Western Balkans në një deklaratë me shkrim.
Tonino Picula i tha EWB se është çështje që dihet publikisht që 30 vjet më parë ai ishte anëtar i ushtrisë kroate që çliroi pjesë të vendit që kishin qenë të pushtuara deri atëherë, dhe se ky fakt mund të kundërshtohet vetëm nga "ata që edhe sot e relativizojnë ose maskojnë politikën që, që nga fillimi i viteve 1990, ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime materiale në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë".