Phillips e Haxha me pretendim: Trumpi do t’i rikthehet idesë kontraverse të shkëmbimeve territorial
David Phillips, profesor në Universitetin Georgetown, dhe Shyqyri Haxha, drejtor në Royal Holloway, kanë shkruar një opinion, që është botuar në Koha.
Që në hyrje, autorët kanë bërë një pretendim që ndërlidhet me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
Sipas tyre, Trump do t’i rikthheet idesë së korrigjimit të territorit.
“Me kthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, negociatat midis Kosovës dhe Serbisë do të rinovohen. Trumpi do t’i rikthehet idesë kontroverse të shkëmbimeve territoriale. Kjo është ide e keqe që më herët ishte refuzuar nga shoqëria kosovare. Shkëmbimi i territorit do të nxiste luftë në rajon. Kjo do ta largonte vëmendjen nga njohja e Kosovës prej Serbisë, njohjes euroatlantike për të dyja shtetet dhe normalizimit të marrëdhënieve të tyre bilaterale” – kanë shkruar Phillips e Haxha.