Pezullohen nga puna dy zyrtarët e ATK-së, dyshohen se kontrabanduan barna
Dy zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës janë pezulluar nga puna, pasi që janë kapur duke kontrabanduar mallra nga Serbia, në mëngjesin e së enjtes, në Bistricë të Leposaviqit.
Lajmin për pezullimin e tyre e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa.
“Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.” - ka thënë ajo.
Ndryshe, dy zyrtaret e arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë nga radhët e komunitetit serb, dhe të njëjtit kanë qenë duke punuar në “Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme të ATK-së” me seli në Prishtinë.