Pezullimi i Kuvendit, Hoxhaj: Ky është puç kushtetues nga Albin Kurti, themelet e shtetit janë rrënuar - NACIONALE

Pezullimi i Kuvendit, Hoxhaj: Ky është puç kushtetues nga Albin Kurti, themelet e shtetit janë rrënuar

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se Kosova po përballet me gjendjen politike më të rëndë që nga viti 1999.

Duke folur në Kuvend, ai deklaroi se themelet e shtetit janë rrënuar dhe akuzoi për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

Hoxhaj e cilësoi situatën si “puç kushtetues” dhe tha se demokracia, vullneti politik dhe institucionet po suprimohen.

Sipas tij, vota e qytetarëve dhe deputetëve nuk po mundëson krijimin e institucioneve të reja demokratike.

Lajme të ngjashme