Pezullimi i këmbimit të pronave në Prishtinë, Zogiani: Mjafton vullneti dhe paanshmëria
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, ka komentuar vendimin e kësaj ministrie për të pezulluar procesin e këmbimit të pronave që kishte nisur Komuna e Prishtinës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për këtë vendim ka mjaftuar vullneti, vëmendja dhe paanshmëria.
“Pra, Ministria e Financave ka marre vendim per pezullimin e ketij procesi - kembimit kontravers te pronave nga Komuna e Prishtines! Eshte interesante te shiheshin akteret pergjegjes se si flisnin a thua se kishin te benin me nje katastrofe natyrore kunder se ciles nuk kane pasur fuqi te perballen. Mjafton vullneti, vemendja, dhe paanshmeria!”, ka shkruar Zogiani.