Petritsch: Një shkallë e caktuar e autonomisë është e nevojshme për serbët në Kosovë - NACIONALE

Petritsch: Një shkallë e caktuar e autonomisë është e nevojshme për serbët në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ndërmjetësuesi evropian për Kosovën dhe ish-shefi i BE-së në negociatat në Rambuje, Wolfgang Petritsch, ka mirëpritur angazhimin e këshilltareve gjerman dhe anglez në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për “Kosovo Online”, ai ka thënë se kjo është një shenjë se situata po shihet me seriozitet nga vendet perëndimore.

Ai ka bërë me dije se nyje e këtyre bisedimeve është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është padyshim një nga gjërat më të rëndësishme që duhet zgjidhur për të arritur një zgjidhje të përhershme. Ka disa arsye për këtë, praktike dhe simbolike. Nga ana praktike, është shumë e arsyeshme dhe e kuptueshme që në kontekstin historik të situatës, serbët në Kosovë duan të kenë autonomi dhe vetëqeverisje. Është gjithashtu e kuptueshme që pala serbe në dialog insiston në zbatimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare të kahershme para se t’i bëjë lëshime të tjera palës tjetër. Përveç kësaj, fakti që kjo nuk është zgjidhur për një kohë të gjatë e ka ngritur çështjen në një rëndësi simbolike, të cilën Serbia mund ta vërë në dukje duke treguar se Prishtina nuk është e gatshme për kompromis”, ka thënë Petritch.

Diplomati austriak beson që një shkallë e caktuar e autonomisë është e nevojshme për serbët në Kosovë.

Nga ana e Prishtinës, ekziston një shqetësim i kuptueshëm se zbatimi i plotë i Asociacionit mund të çojë në stagnim dhe mosfunksionim administrativ – Bosnja dhe Hercegovina shpesh përmendet si shembull. Unë personalisht besoj se një shkallë e caktuar autonomie është e nevojshme dhe e rëndësishme dhe është treguar se funksionon. Bosnja dhe Hercegovina nuk duhet të jetë një shembull – ne mund të shikojmë Tirolin e Jugut si një shembull ku autonomia në një mjedis pas konfliktit funksionoi si një rrugë drejt marrëdhënieve paqësore ndëretnike. Pra, jam i bindur se Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet për t’iu afruar një zgjidhjeje të përhershme, por se kur do të arrijnë palët është e vështirë të parashikohet”, ka thënë tha ai.

Lajme të ngjashme