Petritsch: BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Petritsch: BE-ja duhet të bëjë më shumë për dialogun Kosovë-Serbi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, diplomati Wolfgang Petritsch, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se vendimi për shtyerjen e zbatimit të reciprociteti është vendim i mençur.

“Është vendim i mençur që kontribuon në ulje të tensioneve. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse në këtë rast, tentimet për zbatim të vendimeve nuk do të ndihmojnë në stabilizim të situatës, në të kundërtën, situata shumë shpejt mund të shndërrohet në konflikt serioz”.

Potencial do të jetë, fatkeqësisht. Tash e sa muaj nuk është bërë mjaftueshëm në procesin e dialogut. Dhe, ja ku është rezultati. Në muajt e kaluar nuk kanë ndodhur shumë gjëra, në fakt asgjë nuk ka ndodhur. Këto lloje konfliktesh mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalen. Bashkimi Evropian ka shumë përgjegjësi për këtë gjë. (Miroslav) Lajçak besoj se është i zënë natë e ditë për zgjidhje të situatës, mirëpo ai duhet të arrijë përparim edhe në aspektin e zbatimit dhe zgjidhje së konfliktit”, ka thënë ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme