Petrit Zogaj: Albin Kurtin nuk e njeh më as familja e tij
Analisti, Petrit Zogaj ka reaguar në lidhje e video – mesazhin e kryeministrit Kurti për përvjetorin e vdekjes e politikanit serb Olivier Ivanoviq, të cilin Kurti e përshkruajti me fjalë lavdëruese.
Sipas Zogajt, duhesh të kesh ‘zor të madh’ ta quash dikë njeri të paqës kur dikur e ke quajtur ‘kriminel’
Madje, Zogaj mendon se Kurtin nuk e njeh më as familja e tij e ndoshta as ai vetën
“Duhesh me qenë në zor të madh që në opozitë me e shpallë dikend kriminel lufte e kur vjen në pushtet po të njëjtin njeri me e pershkru si njeri te paqes. Albinin nuk e njeh me familja e tij, e ndoshta as ai vetën. Do të ishte për keqardhje gjendja e tij sikurse i njëjti mos të kishte pushtet dhe të vendoste për fatin e një shteti e populli.” – shkruan Zogaj në llogarinë e tij në Facebook.
