Petrit Selimi thotë se e pa një grua "që po sulmohej nga qeni endacak" në qendër të Prishtinës, kritikon ashpër komunën - NACIONALE

Petrit Selimi thotë se e pa një grua "që po sulmohej nga qeni endacak" në qendër të Prishtinës, kritikon ashpër komunën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka bërë një shkrim në rrjetin e tij social Facebook duke treguar se e kishte parë një grua duke u sulmuar nga një qen endacak në qendër të Prishtinës. Ai ka dhënë edhe kritika ndaj autoriteteve komunale.

Në një postim në Twitter, z. Selimi është shprehur se nuk mund ta kuptojë se si administrata e qytetit nuk ka iniciuar ende “amandament për ligjin e mirëqenies së kafshëve, që mundëson eutanazinë për qentë endacakë.”

Ai ka kërkuar që bazuar në praktikat e BE-së, partitë që janë në koalicionin qeverisës në Prishtinë të draftojnë amandamentet që do t’i jepnin fund këtij problemi.

Postimet:

Lajme të ngjashme