Petrit Selimi publikon logot për 15 vjetorin e Pavarësisë: A është ky barkod?
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe udhëheqës i Fondacionit të Milleniumit në Kosovë, ka prezantuar disa logo për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Selimi ka thënë se këto edhe mund të jenë logot zyrtare për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë.
Ai për njërën nga logot ka thënë se dukej si një barkod teksa e dyta i ka pëlqyer më shumë.
Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk ka treguar as logon e as sa mjete janë ndarë për festimin e kësaj dite.
“Sapo e pashë këtë - me sa duket zyrtare - logon e Ditës së Pavarësisë. Nuk e kuptoj fare - tbh. A është ky barkod? Raporti i artë matematikor? E dyta më pëlqen më shumë, megjithëse nuk e di as burimin dhe as autorin. #15vjetshtet #Kosova15Vjet #Kosova15vjet” – ka shkruar ai në Tëitter.
Më poshtë gjeni logot që ka publikuar Selmi e të cilat nuk janë akoma të konfirmuara nga institucionet përkatëse.
I have just seen this - apparently official - Independence Day logo. I don’t quite understand it - tbh. Is this barcode? The mathematical golden ratio? I like the second one more, although I don’t know either the source nor the author. #15vjetshtet #Kosovo15Years #Kosova15vjet pic.twitter.com/W92lRi9ner
— Petrit Selimi (@Petrit) February 7, 2023


