Selimi: Prishtina nuk është e bukur, ka përjetuar zhvillim jo të rregullt
Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimin urban të Prishtinës.
Sipas Selimit, i cili shkroi një shkrim në rrjetin social “X”, Prishtina, kryeqendra e Kosovës, nuk është e bukur.
Ai ka treguar arsyet se pse mendon një gjë të tille, duke shkruar se Prishtina “ka përjetuar zhvillim jo të rregullt”.
“Ndryshe: Prishtina nuk është e bukur. Ajo ka përjetuar zhvillim jo të rregullt, zgjidhje urbane të lindura më tepër nga procese pragmatike se të planifikuara. Migrimi i brendshëm i pasluftës, ndryshimet e shpejta në strukturat familjare, paraqitja e kredive afatgjata e të tjera krijuan presione të pamasë.” – shkroi ai.
Different 🧵: Prishtina is not pretty. It experienced uneven development, urban solutions born out pragmatic rather than planned processes. Post-war internal migration, rapid changes in family structures, introduction of long-term mortgages, etc created enormous pressures… -1 pic.twitter.com/IAXpIT3f4Z
— Petrit Selimi (@Petrit) February 3, 2024