Petrit Selimi parashikon një koalicion të mundshëm LVV-LDK: Përmend edhe ndarjen e posteve - NACIONALE

Petrit Selimi parashikon një koalicion të mundshëm LVV-LDK: Përmend edhe ndarjen e posteve

4 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka folur për mundësinë e krijimit të një koalicioni ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas tij, një bashkëqeverisje mes dy partive mund të realizohet nëse LDK-ja i shmanget përçarjes dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, e ruan pozitën në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Selimi ka përmendur edhe një skenar të mundshëm për ndarjen e posteve institucionale, ku Glauk Konjufca do të mund të ishte kandidat për president, Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit, ndërsa Lumir Abdixhiku zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm ose i Transportit.

Po ashtu, ai ka theksuar se qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në sallën e Kuvendit do të varej nga pranimi i projektit amerikan të gazit nga kryeministri Albin Kurti.

“Ma merr menja Glauku do t’jete kandidat për president nëse LDK-ja hyn ne koalicion. Vjosa ndoshta kryetare e Kuvendit. Lumiri ZvKM & minister i jashtem (a transportit). Por kyçe eshte nese AAK rrin ne salle, gjë që varet nese Albini pranon gazpërçuesin per LNG amerikan”, ka shkruar Selimi nw X.

“Krejt kjo nese LDK shpeton pa ndarje ne kuvend partiak & Lumiri mbijeton. + natyrisht krejt kjo nese Albini vlereson qe s’don zgjedhje perseri. I vetmi person qe mundet me çu vendin ne zgjedhje eshte Kurti. Ca deputetëve te VV ju ka thane “bonu gati për dhjetor, kemi zgjedhje”, ka shtuar tutje.

Lajme të ngjashme