Petkoviqi i reagon Kurtit se “po dëshiron ta gjuajë topin te Beogradi” për dështim të dialogut - NACIONALE

Petkoviqi i reagon Kurtit se “po dëshiron ta gjuajë topin te Beogradi” për dështim të dialogut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë zëshën kritikë ndaj një deklarate të ndërmjetësit sllovak, Miroslav Lajçak, se draft-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe “është çështje e brendshme të Kosovës” duke ia kundërvënë qëndrimin se “mund ta shkruaj vitin tjetër një vet” po qe se ashtu është rasti.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, i cili, siç e citoi Radio Evropa e Lirë, ka thënë se Albin Kurti “në mënyrë të pasuksesshme tentoi të hidhte topin në fushën e Beogradit për dështimin e dialogut”.

Petkoviq i mëshoi borisë së propagandës së kahershme se është Kurti “është ai që shkel të gjitha marrëveshjet e mundshme të arritura në Bruksel dhe shkatërron çdo përpjekje për të normalizuar raportet me Beogradin”.

Petkoviq, mes tjerash, e jep për fakt të kryer se “Kurti nuk dëshiron të formojë dialogun”.

Lajme të ngjashme