Petkoviq për deklaratën e sotme të Kurtit për zbatimin e marrëveshjes: Di t'i bie borive të luftës - NACIONALE

Petkoviq për deklaratën e sotme të Kurtit për zbatimin e marrëveshjes: Di t'i bie borive të luftës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë që u mbajt sot, tha se zbatimi i vendimit të reciprocitetit me Serbinë, do të vazhdojë nga 1 shtatori.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq.

Pëtkoviq në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij ka thënë se kryeministri Kurti di t’i bie vetë borive të luftës.

“E vetmja gjë që Alibin Kurti di është se i bie borive të luftës dhe udhëheq politikë kërcënimesh dhe shantazhesh, siç dëshmohet nga deklaratat e tij të fundit, në të cilat ai edhe një herë konfirmoi se dëshiron konflikte dhe se i pëlqen të flasë për luftë çdo ditë”, ka thënë Petkoviq.

Ai tha se Beogradi është i gatshëm të negociojë zgjidhje që janë të pranueshme në terren, por nëse dikush i sulmon serbët dhe ua merr dokumentet ajo është absolutisht e papranueshme.

“As targat e Serbisë nuk janë targa të Millosheviqit, siç thotë Kurti, as kartat e identitetit serb nuk janë të paligjshme, që Kurti t’i zëvendësojë me dokument për 90 ditë, sikur serbët janë të huaj në Kosovë. Serbët në Kosovë kanë dokumente të shtetit të Serbisë të cilat janë të vlefshme në përputhje me të gjitha ligjet e saj, rregulloret, Kushtetutën dhe ligjet dhe përveç kësaj, nuk janë në kundërshtim me asnjë marrëveshje të Brukselit”, tha Petkoviq.

Lajme të ngjashme