Petkoviq pas takimit me Lajçak: Pas dy ditësh në Bruksel do të flasim për Asociacionin
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka thënë se pas dy ditësh në Bruksel do të diskutohet për draft statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kështu ka deklaruar ai sipas “Tanjug”, pas një takimi që pati me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Ne e kemi pranuar një ftesë nga z.Lajçak për t’u takuar në Brusel, ku do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi...Do të diskutojmë tekstin e statutit të komunave me shumicë serbe, që është hapi i parë konkret drejt formimit.” – citohet se ka thënë ai.
Ndërkohë, tash edhe kryenegociatori i Kosovës në bisedime, Besnik Bislimi ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Bruksel më 16 nëntor.