Petkoviq nga Brukseli për lirimin e Vukashinoviqit: I katërti që e liruam
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, nga Brukseli ku ishte për takim me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, ka shkruar për lirimin e serbit, Urosh Vukashinoviq, i cili dyshohej për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.
Petkoviq ka thënë se ky është serbi i katërt që e liruan dhe i cili tashmë i është bashkuar familjes së tij.
Ai ka thënë se nuk do të ndalen deri të lirohen edhe të tjerët.
“Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviq më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar! Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i katërt që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!” - ka shkruar Petkoviq në Tëitter.
Përveç Vukashinoviqit, ditë më parë janë liruar edhe tre serbët e tjerë. Nemanja Vllaskovic Dalibor Spasiq dhe Radosh Petroviq.
И Урош Вукашиновић, Србин ухапшен у Лепосавићу 17. јуна од стране Kуртијеве полиције, данас је пуштен на слободу!
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 19, 2023
Управо се придружио својој породици која га је жељно ишчекивала. Урош је четврти Србин ког смо ослободили, а настављамо борбу за све наше невино ухапшене сународнике! pic.twitter.com/Agc0mmHFTm
