Petkoviq-Kurtit: Dëshiron të bëhet një "gauleiter" në veri me armë, kontejnerë dhe 1% të shqiptarëve - NACIONALE

Petkoviq-Kurtit: Dëshiron të bëhet një "gauleiter" në veri me armë, kontejnerë dhe 1% të shqiptarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, iu përgjigj Albin Kurtit, kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi Kurti shkroi për stërvitjet e ushtrisë serbe në Batajnicë, vend ku regjimi i Millosheviqit fshehu trupat e qindra shqiptarëve të vrarë.

Zona e stërvitjes në Batajnicë ka një histori të errët, pasi ishte vendi ku regjimi i Sllobodan Millosheviçit fshehu trupat e qindra shqiptarëve të vrarë gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999. Për këtë fakt, foli i pari i ekzekutivit kosovar në Twitter duke thënë se “Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”.

Në anën tjetër, Kurti, sipas Petkoviqit, flet për të zhdukurit por “nuk po bën asgjë për 9 lokacione me serbë të varrosur”.

Ai tutje akuzoi Kurtin se dëshiron të bëhet një "gauleiter okupator" në veri të Kosovës me "armë, kontejnerë dhe 1% të shqiptarëve"

Një "Gauleiter" ishte një term i përdorur në Gjermaninë naziste për të përshkruar një udhëheqës i cili kishte pushtet dhe autoritet të rëndësishëm mbi një rreth ose rajon të caktuar. Ata ishin "udhëheqës politikë të cilët ndihmonin në menaxhimin e zonave lokale derisa partia luftonte për pushtet."

Përdorimi i termit "Gauleiter" në këtë kontekst të cicërimës së z.Petkoviq ka si synim një fyerje nënçmuese ndaj të parit të Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme