Petkoviq: Kurti përmes udhëzimit administrativ dëshiron me çdo kusht t’i mbajë kryetarët e rremë - NACIONALE

Petkoviq: Kurti përmes udhëzimit administrativ dëshiron me çdo kusht t’i mbajë kryetarët e rremë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës as nuk shpall as nuk organizon zgjedhje”, ka thënë dje zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Përparim Kryeziu, duke komentuar kërkesën e Listës Serbe që të shpallen “sa më parë” zgjedhjet e reja në katër komunat të banuara me shumicë serbe; kjo pas kërkesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para mëse dy dite që serbët të futen në zgjedhje në mënyrë që, siç tha ai, “t’i marrin në duart e tyre levat e pushtetit”.

Kryeziu u thirr në udhëzimin e fundit administrativ që MAPL ka hartuar – ku kërkohet që përmes një peticioni prej 20% të votuesve të atyre komunave të thirren zgjedhje të reja – duke shtuar se shpallja e zgjedhje të reja “duhet të nxitet nga vullneti demokratik dhe burimor i qytetarëve”, siç e citoi REL.

I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petare Petkoviq, ka reaguar ndaj deklarimeve të qeverisë që zgjedhjet e reja mund të thirren në përputhje me Udhëzimin Administrativ të hartuar nga MAPL muajve të fundit.

I ashtuquajturi udhëzim administrativ është asgjë më shumë se mënyra përmes të cilës Kurti dëshiron të mbajë kryetarët e rremë dhe këshilltarët me çdo kusht. Gauleiterët e Kurtit që kanë marrë 3.5% të votës veç shqiptare nëpër zgjedhjet në kontenjerë në veri, nuk përfaqësojnë askënd dhe prandaj s’kanë legjitimitet”, ka thënë Petar Petkoviq.

Lajme të ngjashme