Petkoviq: Kurti e Sveçla duan konflikte, nuk janë të interesuar për marrëveshje - NACIONALE

Petkoviq: Kurti e Sveçla duan konflikte, nuk janë të interesuar për marrëveshje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit tha se Kosova është e gatshme ta zbatojë vendimin për targat që nga 1 shtatori.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Petkoviq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla po duan konflikte.

Sipas tij, Kurti e Sveçla nuk janë të interesuar për marrëveshje.

“Sot, Albin Kurti dhe Xhelak Sveçla treguan se duan konflikte! Ata absolutisht nuk janë të interesuar për marrëveshje. Serbët në Kosovë nuk do të jenë kurrë të huaj dhe as tabelat KM nuk janë të paligjshme. Veprimet e Kurtit dhe Svećlja-s janë të paligjshme dhe populli serb nuk do t’i lejojë ato. Shantazhi kriminal nga Prishtina nuk do të kalojë”, shkroi Petkoviq.

Nga 1 shtatori, Kosova pritet të fillojë zbatimin e vendimit për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla thotë se Policia e Kosovës është e gatshme të zbatojë vendimin.

Ai beson se qytetarët serb në veri e kanë kuptuar nevojën e zbatimit të këtij vendimi i cili është me përfitime për ata.

Lajme të ngjashme