Petkoviq: I propozuam alternativa Kurtit, nuk pranoi - NACIONALE

Petkoviq: I propozuam alternativa Kurtit, nuk pranoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Petar Petkovic ka mbajtur një konferencë për media në Beograd.

Nga aty Petkoviç ka thënë se Serbia ishte e gatshme për një “alternativë” sa i përket lëshimit të dokumenteve, por që sipsa tij pala kosovare nuk pranoi.

Petkoviç tha se Serbia ishte e gatshme të lëshonte një dokument për hyrje-dalje për "qytetarët e Serbisë që banojnë në Serbinë qendrore, kur të shkojnë në Kosovë dhe Metohi, në vendkalimin administrativ të Prishtinës", dhe se kjo nuk do të vlente për serbët nga Kosova.

Serbët që jetojnë në Kosovë nuk janë serbë që, sipas pikës tre [të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të vitit 2011], udhëtojnë transit në një vend të tretë. Destinacioni përfundimtar i serbëve që jetojnë në Kosovë nuk është Shqipëria e Greqia. Destinacioni i fundit është pragu i shtëpisë së tyre” ka thënë Petkoviç

Tutje Petkoviç ka shtuar se presidenti Vuçiq e ka shtyer mbajtjen e fjalimit para popullit serb për të dielën, Krejt kjo sipas tij po bëhet sepse presidenti po mundohet të gjej një zgjidhje dhe se nuk po pajtohet me faktin se Serbia ka “konflikt” me Kosovën,

Presidenti e shtyu fjalimin e tij sepse nuk mund të pajtohet me faktin se nuk kemi zgjidhje... Sepse nuk mund të pajtohet me faktin se ne kemi konflikte në Kosovë dhe Metohi dhe prandaj, gjithë ditës së djeshme, por edhe mëngjesin e sotëm, ai po punon për gjetjen e një zgjidhjeje. Presidenti Vuçiq të dielën do të flasë për gjithçka, për dialogun, për detajet, për propozimet, se si është sjellë [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, si dhe çfarë duhet të bëjmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të ruajtur jetën e popullit tonë në Kosovë", ka shtuar ai.

Kujtojmë se takimi në mes Kurtit e Vuçiq, zgjati për gati 5 orë.

Lajme të ngjashme