Petkoviq i drejtohet Jeremiqit: Të kesh turp, sot Kurti të çoi në qiell në Bruksel - NACIONALE

Petkoviq i drejtohet Jeremiqit: Të kesh turp, sot Kurti të çoi në qiell në Bruksel

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të zhvillimve të sotme në Bruksel, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq i ka reaguar Presidentit të Partisë Popullore në Serbi dhe ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq, i cili është kritik i vazhdueshëm i presidentit serb Vuçiq.

Reagimi i Petkoviq ndaj Jeremiq erdhi pasi që ky i fundit kritikoi delegacionin serb edhe për qasjen e mbajtur në Bruksel. Petkoviq iu drejtua Jeremiqit duke i thënë se Kurti e ka lavdëruar atë sot në takim.

“Turp të kesh Vuk Jeremiq. Dhe, do t’ju thoja diçka më shumë nëse do të isha në Serbi dhe jo në Bruksel. Sulmoni në një ditë kaq të vështirë. Sot në takim Albin Kurti ju ngriti në qiell për shkak të vendimit të GJND-së në Hagë. Të gjithë në takim mund ta konfirmojnë këtë gjë”, ka shkruar në Tëitter Petkoviq.

Një përgjigje të shpejtë ironike ka marrë Petkoviq nga Jeremiq.

Jeni prej të rrallëve”, ka shkruar shkurtazi ai.

Jeremiq akuzohet shpesh se sa ishte ministër në Serbi që humbi rastin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Kosovës, për shkak të formulimit të gabuar të pyetjes.

Vendimi i GJND-së kishte vulosur të drejtën e Kosovës për pavarësi nga Serbia.

Lajme të ngjashme