Petkoviq flet palidhje: Kurti mund t’i shoh dronët Bayraktar veç në video e foto
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të mendohet dy herë para se të ushtrojë muskujt ndaj serbëve të Kosovës dhe Beogradit zyrtar.
Sipas Petkoviq, sado që Kurti i tregon muskujt, nuk do të zgjedh problemet e shumta që i ka në vendin e tij.
“Kur Albin Kurti mundohet të ushtrojë muskujt ndaj serbëve të Kosovës dhe Beogradit zyrtar, duhet të mendojë dy herë, sepse nuk do t’i sjellë asgjë të mirë, as nuk do t’i zgjidhë problemet e tij me kufizimet e energjisë elektrike, grevat e arsimtarëve, qytetarët e pakënaqur. të cilët çdo ditë shprehin rebelim social në mbarë botën. Prishtinë” – ka deklaruar Petkoviq.
Petkoviq tha se Kurti është i fortë vetëm në shkeljen e marrëveshjeve dhe në retorikën antiserbe.
“Kurti në një gjë ka të drejtë, ai është i fortë vetëm në shkeljen e marrëveshjeve dhe në retorikën antiserbe, në shkeljen e të drejtave njerëzore dhe politike të serbëve, në popullizëm dhe demagogji. Këto janë disiplina që asnjë njeri normal nuk dëshiron të krahasohet me të”, tha ai.
Më tej, Petkoviq ka thënë se Kurti ka mundur vetë të shikojë me zili se si Beogradi ishte qendra e nismës së “Open Ballkan”.
Madje Petkoviq foli edhe pak palidhje. Ai duke vazhduar me cinizmin e tij, deklaroi se Kurti dronët ‘Bayraktar’, mund t’i shoh vetëm në video dhe foto.