Petkoviç i reagon VV-së: “Kurti është i fiksuar ta pushtoj veriun e Kosovës” - NACIONALE

Petkoviç i reagon VV-së: “Kurti është i fiksuar ta pushtoj veriun e Kosovës”

4 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Drejtori i të ashtëquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar një videoje të Lëvizjes Vetëvendosje, ku paraqiteshin ndryshimet në veri të vendit, pas ardhjes në pushtet të kësaj të fundit.

Sipas Petkoviq, Kurti është i fiksuar që ta “pushtojë” atë pjesë.

Të paktën kështu ka shkruar në Twitter, Petkoviç.

Sa është i fiksuar Kurti me pushtimin e veriut të Kosovës, ndaj duhet të bëjë video për ta bindur veten për këtë?”, shkroi ai në Twitter.