Peticioni për shkarkimin e Atiqit, Gjoshi: Kurti është në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe - NACIONALE

Peticioni për shkarkimin e Atiqit, Gjoshi: Kurti është në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka treguar se qytetarëve serbë të cilët sot po nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, po u prijnë Goran Rakiqi e Igor Simiqi.

Ai ka vlerësuar se kjo tregon se gjithçka është në koordinim të plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gjoshi ka shkruar se kryeministri Albin Kurti është në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe.

Fotografitë nga Mitrovica e Veriut, ku qytetarëve serbë të cilët po nënshkruajnë peticionin po u prijnë Goran Rakiqi e Igor Simiqi, janë dëshmi e qartë se gjithçka është në koordinim të plotë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Do të mbahet mend përgjithmonë, se ky proces është i dirigjuar nga Beogradi dhe ka aprovimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, partia e të cilit është zënë duke u koordinuar në prapaskenë me Listën Serbe e superkriminelin Milan Radojçiq”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke shtuar se këtu bëhet fjalë për një marrëveshje.

Kryeministër, nuk ka nevojë as për pyetje dhe as për sqarime. Gjithçka po duket e qartë si kristali: Ju jeni në koordinim me Beogradin dhe Listën Serbe. Kryeministër, fotografitë nga veriu i Kosovës tregojnë koordinimin dhe marrëeshjen tënde, që t’ia merrni mandatin kryetarëve që nuk janë të Listës Serbe”, ka shkruar Gjoshi.

Lajme të ngjashme