Peticion kundër vendimit të Qeverisë Rama: Anulo mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” - NACIONALE

Peticion kundër vendimit të Qeverisë Rama: Anulo mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”

1 javë më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Shqipërise, ka vendosur ta mbyllë kolegjin “Mehmet Akif”, aty ku për 26 vite me rradhë janë shkolluar shumë breza.

Shkolla e cila njihet se i takon rrjetit të ndikimeve të klerikut turk Fetullah Gulen, u mbyll nga qeveria shqiptare, për siq u tha mospërfillje të ligjit.

Mirëpo nga shumëkush ky vendim, u pa si kërkesë e drejtpërdrejt e Presidentit turk Erdogan, ndaj Kryeministrit Rama.

Kundër këtij vendimi kanë dalur studentët e këtik kolegji, duke inicuar edhe një peticion, ku kërkojnë anulimin e vendimit të qeverisë.

Reagimi i plotë:

Shkolla jopublike “Mehmet Akif” vajza,ka edukuar për një periudhë 30-vjeçare breza model dhe social të cilët suksseshëm kanë arritur që ta përfaqësojnë denjësisht emrin e kësaj shkolle. E identifikuar ndër vite si një shkollë me potencial dhe arritje të larta,emri i së cilës është lartësuar gjithmonë nga nxënës fitues olimpiadash kombëtare dhe ndërkombëtare e për më tepër fituese të medaljeve të arta nga shteti. Sot,më datë 22.09.2022 u lajmërua befasisht mbyllja e padrejtë e një shkolle elitare.
Me anë të këtij peticioni kërkojmë si nxënëse të kësaj shkolle,si e ardhmja e këtij vendi me shpresën për t’u diplomuar si kolegjiste,anullimin e këtij vendimi të padrejtë kundrejt një shkolle që ka dhënë shumë për edukimin e brezave të këtij vendi.

Anullimi i këtij vendimi është i rëndësishëm për mosndërprerjen e procesit mësimor gjatë vitit shkollor dhe gjithashtu për t’i lënë brezave të ardhshëm të këtij vendi mundësinë e arsimit në shkollën më të mirë në Shqipëri.” Thuhet në një faqe të hapur në internet, e ku organizatorët janë prezentuar si nxënës të kolegjit tashmë të mbyllur.

Lajme të ngjashme