Pesë të lënduar pas aksidentit në rrugën Mitrovicë-Vushtrri
Një aksident ka ndodhur para disa orëve në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri.
Në këtë aksident, siç njofton Policia e Kosovës, janë përfshirë dy vetura, ndërsa pesë persona kanë kërkuar tretman mejkësor.
“Rreth orës 12:40, është raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës për Expressin.