Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 24.09.2025 – 17:00-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

· Prishtinë 24.09.2025 – 08:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Podujevë 24.09.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 24.09.2025 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme