Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Sipas raporti, tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës, një në Ferizaj e një në Leposoviq.
Në katër raste cak i dhunës kanë qenë gratë.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Gllogoc 24.06.2023 – 17:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 24.06.2023 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 24.06.2023 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 24.06.2023 – 23:58. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe me armë zjarri ka kanosur me jetë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Krushevle, Leposaviq 23.06.2023 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij viktimën kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.