Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Raporti i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë 29.12.2025 – 05:38. Është raportuar se një femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dashurie. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Obiliq 28.12.2025 – 15:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Lipjan 19.12.2025 – NN. Është raportuar se një femër kosovare, ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar. I dyshuari është intervistuar dhe pastaj me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 29.12.2025 – 17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje duke sulmuar prindërit e tij.. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 29.12.2025 – 09:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që është përleshur me nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.