Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë/03.03.2026-02:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.
DHUNË NË FAMILJE/LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Kaçanik/03.03.2026-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE/LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Pejë/03.03.2026-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë/ 03.03.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE/LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Zubin Potok 03.03.2026-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.