Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, katër veç në rajonin e Prishtinës
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 03.07.2025-00:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe kishte dëmtuar orenditë e banesës. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.
· Lipjan 03.07.2025-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 03.07.2025-17:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Graqanicë 03.07.2025-00:56. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 03.07.2025-09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.