Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë/16.07.2025 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

· Prishtinë/17.07.2025 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është në kërkim policor, kurse rasti po trajtohet nga ekipet relevante.

· Prishtinë/17.07.2025 – 19:00. Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuara femra kosovare, pasi të njëjtat pas një mosmarrëveshje verbale në mes veti e kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Në konsultim me prokurorin të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë/17.07.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë/01.06.2025 – 19:00. Me 17.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme