Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fushë Kosovë / 07.07.2024 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Pejë / 07.07.2024 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Pejë / 06.07.2024 – 09:00. Raportohet se një mashkull kosovar dhe një femër kosovare pas disa mosmarrëveshjeve janë përleshur ndërmjet vete. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
· Vushtrri / 07.07.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Vushtrri / 06.07.2024 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës kosovare. Viktimës pas tretmanit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.