Pesë organizata e padisin deputeten e VV-së e Kuvendin për cënim të LGBTIQ+
Dje përmes një emaili, disa organizata joqeveritare njoftuan se do të ushtrojnë padi në gjykatë ndaj deputetes së VV-së, Labinot Demi-Murtezi dhe Kuvendit të Kosovës.
Sot ky grup i organizatave kanë dorëzuar padinë në gjykatën themelore të Prishtinës.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe deputetja Labinotë Demi Murtezi do të paditen për Cënim të Dinjitetit, Trajtim Çnjerëzor apo Poshtërues dhe Diskriminim ndaj Personave LGBTIQ+, në seancën e 16 marsit 2022.
Bashkë paditëse do të jenë organizatat si më poshtë:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS)
Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova)
Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Civil Rights Defenders” – thuhej në njoftimin e djeshëm.