Pesë aksidente për 24 orë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës
Pesë aksidente janë raportuar nga Policia e Kosovës në raportin e ditës.
Disa prej tyre janë aksidente me të lënduar, kurse Policia ka dhënë detaje edhe për aksidentin me fatalitet që ndodhi në Pejë.
Udhëkryqi Menza e Studentëve, Prishtinë (NN) 12.11.2022 - 01:55. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, duke mos respektuar shenjat e komunikacionit ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar, ku lëndime trupore kanë pësuar tetë persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prishtinës.
Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan (NN) 12.11.2022 – 21:00. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mamush (NN) 12.11.2022 – 15:52. Vozitësja femër kosovare me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spital. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Beteja e Koshares, Pejë 12.11.2022 - 10:30. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij transportues, duke bërë kthim në mënyrë të pasigurt goditet nga një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Fsh. Braboniq, Mitrovicë 12.11.2022 - 15:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij kombi duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës humb kontrollin mbi automjetin e tij rrokulliset dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në QKUK.