Përvjetori i grevës së minatorëve, Osmani: Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar grevën e minatorëve të Trepçës.
Në 37-vjeotirn e grevës, ajo ka vlerësuar se sakrifica e minatorëve është kthye në kushtrim lirie.
Sipas saj, kjo grevë dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen.
“Sot kujtojmë grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1,350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën. Sakrifica e tyre dridhi themelet e një pushteti që promovonte diferencim e pabarazi. Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen”, ka vlerësuar Osmani.